Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, z. Zahir Tanin, ka shprehur brengosje të thellë për demolimin e mëtejmë të varreve në varrezat ortodokse në Lipjan, pas një incidenti të ngjashëm që kishte ndodhur në muajin korrik të këtij viti. Z. Tanin po e ndjek për së afërmi situatën dhe ju bën thirrje autoriteteve të shtojnë përpjekjet për të siguruar që të gjitha komunitetet e Kosovës të mund të jetojnë në paqe dhe të papenguar nga frika apo përndjekja. Të gjitha varrezat duhet të respektohen dhe të mbrohen si të shënjta.
SRSG STATEMENT ON REPEAT DESECRATION OF ORTHODOX CEMETERY IN LIPJAN/LIPLJAN
- 01 November 2025
- Statements
